E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë, furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë del nga rruga, humb jetën shoferi. Dyshohet se pësoi arrest kardiak

Furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë u përfshi në një aksident këtë të enjte (23 maj) në Lezhë, ku për pasojë humbi jetën shoferi.

Aksidenti u regjistrua në aksin Lezhë-Milot, rreth orës 10:00, ndërsa dyshohet se shoferi i mjetit, 50-vjeçari me inicialet A.S, pësoi arrest kardiak. Për pasojë furgoni ka dalë nga rruga, ndërsa fatkeqësisht 50-vjeçari ndërroi jetë.

Furgoni po udhëtonte në drejtim të Lezhës, ndërsa pasagjerë ishin 4 persona, personel i Ministrisë së Shëndetësisë, që fatmirësisht shpëtuan pa lëndime.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›