E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë, humb jetën drejtuesi i motorçikletës pas përplasjes me makinë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte (22 maj) në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, në afërsi të kryqëzimit të Superstradës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, është përplasur me një motorçikletë me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, ,ndërsa për pasojë. ky i fundit ka humbur jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti fatal.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. M., ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›