E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën në Lezhë mëngjeisn e kësaj të premte (3 janar), si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua tek mbikalimi Ishull- Lezhë, ku automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P. N.,

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›