E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë, makina përplas të riun, shoferi largohet nga vendngjarja

Një i ri ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në dalje të qytetit të Lezhës, në aksin në drejtim të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, i riu është përplasur nga një automjet dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit pas përplasjes.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e shoferit, ndërsa pritet të sqarohen rrethanat e plota të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›