E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Lushnje/ Makina përplaset me triçiklin, plagoset çifti i bashkëshortëve (EMRAT)

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në vendin e quajtur “Tre Urat” në Grabjan të Lushnjës.

Një triçikël është përplasur me një automjet “Volsvagen”, ndërkohë që nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, çifti i bashkëshortëve Ardia dhe Lumturie Meçani.

Ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes ku po marrin trajtimin mjekësor.

Ndërkohë policia në vend ngjarje po  kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Dyshohet se shkak i tij është mosrespektimi i rregullave në qarkullim  si  pasojë e shpejtësisë. Drejtuesi i motoçiklit ka pasur ngarkesë me plastika dhe plasmase,  çka nuk i ka lejuar shesh pamjen  dhe i ka rënë përball automjetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›