E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lushnje, autobusi përplaset me “BMW-në” dhe përfundon në murin e një biznesi

Një aksident rrugor është regjistruar në Barbullinjë të Lushnjës, ku një autobus i linjës Berat–Tiranë është përplasur me një automjet tip BMW dhe më pas ka përfunduar në murin e një biznesi.

Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas infove në vend ngjarje autobusi po lëvizte në korsinë e tij kur automjeti tip BMW i ka prerë rrugën. Pavarësisht frenimit të fortë nga drejtuesi i autobusit, përplasja nuk është shmangur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merr në pyetje dy drejtuesit e mjeteve për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Pasagjeret jane ne pritje te ndonje mjeti tjeter transporti për te vazhduar udhëtimin

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›