E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lushnjë, biçiklisti përplaset me një automjet, përfundon i plagosur në spital

Një aksident ka ndodhur sot (23 shtator) në Lushnjë, ku një biçiklist i identifikuar si Josif Pane, është përplasur me një automjet tip “Mersedes Benz”.

Si pasojë e aksidentit, Pane ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve.

Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›