E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lushnjë, humb jetën 82-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin Çermë-Divjakë, ku një 82-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme, 82-vjeçari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Njoftimi:

Në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”, shtetasi H. D., 82 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. D. është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›