E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lushnjë, makina përplaset me kamionin, shpëton mrekullisht familja

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, te rrethrrotullimi i Grabjanit. Në aksident është përfshirë një kamion i tonazhit të rëndë me një autoveturë “Toyota Yaris” në të cilën udhëtonte një familje.

Si pasojë e aksidentit mjeti “Toyota” është dëmtuar ndërsa personat e ndodhur në të kanë shpëtuar mrekullisht.

Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i kamionit ka hyrë me shpejtësi në rrethrrotullim. Edhe pse drejtuesi ka frenuar nuk ka arritur të shmangë përplasjen. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit për procedurat e mëtejshme

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›