E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në Memaliaj, humb jetën një grua, 3 të plagosur

Një grua ka humbur jetën dhe 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në Memaliaj këtë të diel, si pasojë e një aksidenti.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 11:45, ku janë përfshirë dy automjete. Për pasojë, drejtuesit e 2 automjeteve dhe 1 pasagjere mbetën të plagosur.

Fatkeqësisht, kjo e fundit nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, teksa Policia ka nisur hetimet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›