E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Pogradec-Qafë Thanë/ Makina me targa greke del nga rruga dhe përplaset me trafik-ndarësen

Një aksident ka ndodhur vetë pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë midis fshatit Udënisht-Pojskë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se sipas asaj që raporton policia nga vendngjarja një mjet me targa greke ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik-ndarësen.

Nga aksidenti janë regjistruar dëme të shumta materiale dhe fatmirësisht jo dëme në njerëz.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›