E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Pogradec, drejtuesi humb drejtimin e motomjetit e del nga rruga, përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në të dalë të Pogradecit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.

Sipas informacioneve të para mësohet se një motomjet ka dalë nga rruga.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se drejtuesi i motomjetit është dërguar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e tij paraqitet e mirë.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›