E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në Pogradec, makina përfundon në korsinë e biçikletave dhe…

Një aksident është shënuar këtë të enjte në segmentin rrugor Lin-Pogradec. Një automjet ka dalë nga rruga, është përplasur me trafikndarëset dhe ka përfunduar në korsinë e biçikletave.

Si pasojë e përplasjes, mjeti ka pësuar dëme të mëdha materiale. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se lagështia në rrugë dhe shpejtësia mbi normat e lejuara kanë bërë që drejtuesi të humbë kontrollin.

Burime bëjnë me dije se shoferi ka qenë vetëm në makinë në momentin e aksidentit dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit. Gjendja e tij nuk raportohet të jetë e rëndë.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›