Aksident në Qafë Plloçë, shoferi humb drejtimin dhe përplaset me barrierat anësore, transportohet në spital

Aksident në Qafë Plloçë, në aksin rrugor të ri.
Një drejtues mjeti ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat anësore.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit bashkiak të Pogradecit.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit