Aksident në Rrugën e Arbrit/ Plagoset rëndë një person, transportohet drejt Traumës

Një aksident ka në Rrugën e Arbrit, tek ura që lidh qytetin e vjetër me qytwtin e ri të Bulqizës.
Makina është përplasur me kolonën e mesit të mbikalimit të urës. Drejtuesi i mjetit tip Mercedes ka mbetur i plagosur rëndë dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Burime nga policia bëjnë me dije se aksidenti mund të ketë ndodhur nga humbja e kontrollit dhe shpejtësisë nga ana e drejtuesit të mjetit.
Grupi hetimor po bën veprimet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit./abcnews.al