E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në Shëngjin-Lezhë, mjeti përplaset me shtyllën, humb jetën 30-vjeçari, plagoset rëndë pasagjeri

Një aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte (20 gusht) në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.

I riu dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.

Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është në gjendje të rëndë pasagjeri A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›