E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Shkodër/ Makina përplas qytetaren në vijat e bardha

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.

Një kalimtare, mosha dhe identiteti i i të cilës ende nuk bëhet i ditur, teksa ka qenë duke kaluar vijat e bardha është përplasur nga një makinë.

Policia ka mbërritur në vendngjarjen, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave, ndërsa qytetarja është transportuar për në spital.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›