E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Shkodër/ Ndërron jetë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në Malësi të Madhe në fshatin Hot.

38-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin e tij Opel  ndërsa dyshohet se ka humbuur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, shtetasi M.L, 38 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe,  duke drejtuar automjetin  tip Opel, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka  dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit shtetasi M.L,  pësoi  dëmtime të rënda   dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar  jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›