Aksident në Shkodër/ Përplasen tre automjete, ka të lënduar

SHKODËR- Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Lezhë” janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar njëri prej drejtuesve, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al