E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Shkodër, plagoset shoferi

Një aksident është regjistruar rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”.

Shtetasi Xh. H., 71 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për  pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi Xh. H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›