Aksident në Tiranë, kamioni përplas kalimtaren, vdes 77 vjeçarja

Tiranë, 21 gusht, NOA Një grua ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në kryeqytet. Viktima është Frosina Boboçi, 77 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pasi një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur kalimtaren në momentin që ajo ka që qenë duke kaluar rrugën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrugën së Elbasanit rreth orës 09:30 të ditës së sotme. Pas aksidentit të pranishmit në vendngjarje e kanë dërguar menjëherë në spital të aksidentuarën, por goditja e mjetit ka qenë fatale për të.
Policia njofton se është bërë arrestimi i drejtuesit të kamionit, i cili është 23 vjeçari Lorenc Doka.
Gruaja është goditur me pjesën e pasme të kamionit në kohën që ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës për në tjetrin.
a.k/NOA