E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, në Tiranë.

Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›