E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Tiranë, përplasen mes tyre tre makina

Tre automjete janë përplasur mes tyre mbrëmjen e sotme në qytetin e Tiranës, një prej personave të përfshirë në aksident është plagosur dhe u dërgua në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Ngjarja ndodhi në rrugën pranë ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i thanë agjencisë noa.al, burime nga vendi i ngjarjes, kur në rrethana ende të paqarta, makinat janë përfshirë në një aksident, shkruan noa.

Për shkak të aksidentit, është bllokuar momentalisht qarkullimi në këtë aks rrugor të unazës së qytetit./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›