E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Vlorë, makina përplas biçikletën, plagoset rëndë drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Transbalkanike në Vlorë, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë në këtë aks rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, makina tip “Audi” ka goditur biçikletën, teksa drejtuesi i saj ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›