E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 70-vjeçari

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në Lushnjë mbrëmjen e kësaj të mërkure (18 shkurt) si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:25, ku shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 70-vjeçarin, këmbësor. Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka ndërruar jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›