E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas një grua, dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si ish-Parku i Mallrave, ku një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një grua që po kalonte rrugën.

Si pasojë e përplasjes, gruaja ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas burimeve nga spitali, e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›