E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin Fier-Seman, lëndohet 69-vjeçari

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier- Seman, pranë vendit të quajtur Fermë – Çlirim.

Policia njofton se rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi A. D., rreth 69 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin E. G., rreth 19 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar shtetasi A. D., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›