E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete, pesë persona të lënduar

Vendi

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në vendin e quajtur Subash, në aksin kombëtar Gjirokastër-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes, pesë persona që udhëtonin në automjetet e përfshira kanë mbetur të lënduar.

Reklamë

Të lënduarit janë transportuar drejt urgjencës së Spitalit Rajonal në Gjirokastër, ku po marrin ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, të gjitha janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Reklamë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›