E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, automjeti përplas një person me biçikletë pranë Dishnicës

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, i dëmtuari ka marrë lëndime në kokë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se personi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm në spital.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›