E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Korçë-Kolonjë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Kolonjë, pranë fshatit Dvoran, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një kanal. Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë akulli i formuar në rrugë për shkak të temperaturave të ulëta.

Drejtuesi i automjetit ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital, ku burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në zonat me prezence akulli ne rruge perfshi dhe ato nacionale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›