Aksident në aksin Korçë-Maliq, mjeti humb kontrollin dhe përplaset me murin në anë të rrugës

Një aksident është regjistruar në aksin Korçë-Maliq. Një mjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur në anë të rrugës.
Nga aksidenti ka dëme të shumta materiale ndërsa ka shpëtuar pa dëmtime drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al