E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i plagosur

Aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Korçë-Maliq në afërsi të fshatit Vloçisht.

Një mjet ka qenë udhëtuar nga Maliqi në drejtim të Korçës kur papritur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e një karburanti në anë të rrugës

Nga goditja drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore

Burime pranë spitalit thanë se gjendja është e rëndë por jashtë rrezikut për jetën

Për fatin e mirë mjeti nuk është përplasur me pompat e pikës së karburantit pasi ngjarja do të kishte qenë shumë herë më e rëndë

Aksi Maliq – Korçë edhe për shkak të degezimeve e kryqëzimeve të shumta është një aks rrugor me problematika të shumta në lëvizjen e mjeteve

Njoftimi: 

Rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Vloçisht, shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi O. K., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›