E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin Kukës-Krumë, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja

Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, automjeti me drejtues shtetasin  M.H, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja A.A, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›