E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lezhë-Laç, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagoset një grua

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Kryqëzimin e Markatomaj, në autostradën Lezhë-Laç. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, ku një person mbeti i plagosur si pasojë e përplasjes.

I dëmtuari u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›