E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Përplaset me një makinë, plagoset rëndë drejtuesi i motomjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj, ku drejtuesi i një motociklete është përplasur nga një automjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motocikletës ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka marrë fraktura të shumta.

Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës për trajtim të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›