Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, e përplas automjeti, plagoset drejtuesi i motorit
Një person ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një motoçikletë ndërsa kjo e fundit i ka prerë rrugën në zonën e njohur si kryqëzimin e Gjadrit dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi Jak Gazelli, 53 vjeç, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit në gjendje të rëndë.
Nga aksidenti ka marrë lëndime të lehta dhe drejtuesi i automjetit, Simon Marku. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve aksidentit.