E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, vdes 25-vjeçari, plagoset i vëllai

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e vëllait të tij ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
 

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Balldrem ku një automjet ka përplasur motorrin me të cilin udhëtonin 2 vëllezërit. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorrit Artan Vila 25 vjeç ndërsa është plagosur vëllai i tij identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
 

Menjëherë I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
 

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›