E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pranë vendit të njohur si “Pushimi i Shoferit”, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

I plagosuri është J.P., i cili është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha, ai ka pësuar fraktura, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmisë së drejtuesit të automjetit, biçiklisti ka kaluar në korsinë e kundërt të lëvizjes. Shoferi ka ulur shpejtësinë teksa po kalonte në një zonë kryqëzimi, ndërsa më pas biçiklisti është përplasur me pjesën e përparme të automjetit. Në vendngjarje ndodhet Policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar përgjegjësitë për aksidentin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›