E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin Pogradec- Korçë, përplasen 3 automjete

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin Pogradec- Korçë pranë fshatit Grabovicë.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se 3 automjete të cilat po udhëtonin në këtë aks janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Duket se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e automjeteve.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›