E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në aksin Pogradec- Lin, 3 persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.

Sipas burimeve të A2 CNN, 3 persona kanë mbetur të plagosur nga ky aksident që mësohet se ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë.

3 personat e plagosur janë nisur për spital. Dy prej tyre janë turistë në vendin tonë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›