E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin Pogradec-Lin, një i lënduar

Pogradec – Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec – Lin, pranë fshatit Memelisht.

Dy automjete janë përplasur si pasojë e lagështisë në rrugë dhe humbjes së kontrollit nga njëri prej drejtuesve.

Sipas informacioneve, një automjet tip Benz ka qenë duke dalë nga banesa, kur është goditur nga një mjet Ford.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i Benz-it, i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Aksi Pogradec – Lin është një nga segmentet problematike, ku lagështia në rrugë dhe pakujdesia e shoferëve vijojnë të jenë shkaktarë të aksidenteve të shumta.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›