E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Qukës-Qafë Plloçë, përplasen dy mjete pranë tuneleve, tre persona të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në aksin Qukës-Qafë Plloçë, pranë tuneleve. Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej mjeteve mësohet se kishte targa greke.

Të tre të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se përplasja mund të jetë favorizuar nga lagështira në rrugë dhe shpejtësia e lëvizjes së njërit prej mjeteve, në një segment me kthesë të fortë pranë urës.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet e plota të përplasjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›