E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin Rrëshen-Burrel, u përplas nga një automjet, humb jetën kalimtari

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e së enjtes në aksin Rrëshen-Burrel.

Mësohet se viktima e aksidentit ishte një këmbësor.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit i cili është ndaluar në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q.N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›