E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në aksin Sheqishtë-Frashër, plagosen dy persona

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor Sheqishtë-Frashër. Dy automjete, tip “Benz ML” dhe “Volkswagen”, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur dy persona. Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Raportohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›