E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, plagosen anëtarët e një familje

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, pranë Urës së Vrakës, ku një automjet ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë plagosur lehtë drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 19:00, shtetasi me iniciale V. A., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke bërë që makina të dalë nga rruga.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë V. A., K. A., dhe L. A., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital. Fatmirësisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›