Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”! 20-vjeçari humb kontrollin e mjetit, 3 të plagosur

Aksident me tre të plagosur në aksin “Shkodër-Velipojë”.
Policia bën me dije se shtetasi J. H., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Me shtetasin J. H. po kryhen veprimet procedurale;