E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, makina përplaset me bordurën, gruaja transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ku automjeti është përplasur me bordurën anësore.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në bypass, kur automjeti me targa AA791SJ me drejtues Amir Çuku ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin mbajtës betoni në anën e djathtë.

Drejtuesi i automjetit udhëtonte së bashku me familjen e tij. Bashkëshortja Sadete Çuku dhe fëmijët E.Ç dhe L.Ç.

Si pasojë e aksidentit bashkëshortja Sadete Çuku po transportohet me autoambulancë për Spitalin e Gjirokastrës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›