E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Tiranë-Fushë Krujë, humbin jetën dy persona

aksident Dy persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit, si pasojë e një aksidenti në aksin Tiranë-Fushë Krujë. Burime nga policia bëjnë të ditur se 3 automjete janë përfshirë në një aksident dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.

Mësohet se viktimat janë identifikuar si Kastriot Jaku nga Miloti dhe Gjergji Nano nga Tirana .

Në aksident janë përfshirë një makinë Ford Focus me targa italiane, dhe dy Opel .

Sipas policisë, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve.

Megjithatë ekspertët e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›