E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në aksin Velipojë-Shkodër, drejtuesja humb kontrollin e mjetit, lëndohet 14-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”.

Policia njofton se drejtuesja e një automjeti ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja S. K., 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›