E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”. 51-vjeçari banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar lehtë 51-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Tepelenës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›